KRYEFAQJA » LAJME » Parlamenti nis debatin për buxhetin, PD nis protestën
Parlamenti nis debatin për buxhetin, PD protestën

Parlamenti nis debatin për buxhetin, PD nis protestën

Vezë, domate, madje dhe gurë janë hedhur nga protestuesit dhe përkrahës të PD, në drejtim të parlamentit paraditen e së enjtes, duke shënuar fillimin e protestës së paralajmëruar prej kohësh. Protesta e zgjedhur me rastin e fillimit të debatit parlamentar për buxhetin e vitit të ardhshëm synon, sikurse janë shprehur drejtuesit e opozitës, të detyrojë qeverinë Rama të japi dorëheqjen, në vend të krijohet një qeveri teknike që do të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.
Protestuesit mbanin parrulla që kujtonin heroi e tyre Azem Hajdari, por edhe kundër kryeministrit Rama. “Edi Rama do të varim në litar”, “Edi Rama nga veriorët do të vijë fundi”. Vetë zoti Rama u pa të vinte në këmbë në parlament me deputetin Spartak Braho me të cilin dukej se po zhvillonte një bisedë miqësore.
Në sallë ish kryeministri Sali Berisha mbajti nga vendi një fjalim për të rritur emocionet e protestuesve dhe jo pa kërcënime drejt kryeministrit. “Kërkojmë nga deputetët të përshtasim rendin e ditës me kërkesat e popullit të revoltuar. Është gabim me pasoja të rënda nëse ne nuk pasqyrojmë sot në punën e Kuvendit atë revoltë të thellë që vërshoi dhe çau rrugët dhe sheshet e Tiranës, pikërisht kundër këtij buxheti dhe kundër atij zotërie që e ka shndërruar qeverinë në një organizatë kriminale”, tha ndër të tjera zoti Berisha. “… është mirë që paqësisht të marrim aprasysh kërkesat e tyre, ndryshe revolucioni demokratik nuk do ndalet. Siç fshiu etërit tuaj 25 vjet më parë, edhe më keq do ua bëjë bijve të tyre” paralajmëroi ai.
Ndërkaq ka filluar diskutimi parlamentar.