KRYEFAQJA » LAJME » Parlamenti përgatitet për seancën plenare të Reformës Zgjedhore
Parlamenti përgatitet për seancën plenare të Reformës Zgjedhore

Parlamenti përgatitet për seancën plenare të Reformës Zgjedhore

Ndërsa ka kaluar ora 10, e paralajmëruar nga kryeministri Rama si afati i fundit për arritjen e marrëveshjeve për Reformën në Drejtësi, në parlamentin shqiptar kanë filluar të hyjnë deputete. Ata janë pritur nga dhjetra qytetarë të cilët po u bëjnë thirrje deputetëve të miratojnë reformës. Në sallën e seancave kanë filluar të hyjnë edhe pjestarë të trupiut diplomatik të akredituar në Tiranë. Ambasadori i SHBA Donald Lu është pritur me duartrokitje. Edhe ambasadorja e BE Romana Vllahutin tashmë ka mbërritu. Ndërkaq bëhet e njohur një deklaratë e delegacionit të BE i cili e kondideroi 21 korrikun si një ditë shumë të rëndësishme. “Kemi punuar në partneritet të ngushtë me SHBA që nga fillimi i procesit dhe jemi në dakordësi për të githa çështjet” bëhet e ditur në deklaratë duke shtuar se “Ne presim që të gjitha palët të respektojnë angazhimin publik të shprehur dje për të votuar pro reformës”.