KRYEFAQJA » LAJME » Parlamenti pritet të votojë mbi referendumin e ligjit për importin e mbetjeve
Parlamenti pritet të votojë mbi referendumin e ligjit për importin e mbetjeve

Parlamenti pritet të votojë mbi referendumin e ligjit për importin e mbetjeve

Në parlamentin shqiptar konferenca e kryetarëve ka marrë në shqyrtim kërkesën e Partisë Demokratike për mbajtjen e një referendumi për ligjin e importit të mbetjeve. Sipas njoftimeve kërkesa e opozitës pritet të votohet në senacë plenare, e cila ka nisur me diskutime rreth kësaj çështjeje. “Për këtë çështje duhet të vendosi populli” tha deputeti i PD  Eduard Halimi në fillim të seancës. Një javë më parë PD depozitoi kërkesën në parlament, por maxhoranca tha se nuk asnjë urgjencë. Kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi tha se kërkesa duhet të kalojë më parë në konferencën e kryetarëve. Debati i javës së kaluar ku pati protagonistë kryeministrin Rama dhe ish-kryeministrin Berisha, do të mbahet mend gjatë pas replikave të ashpra, me akuza reciproke, por edhe fyerje personale. Ndërsa opozita këmbëngul për referendum, maxhoranca shprehet e vendosur në miratimin e ligjit, por është e gatshme për sqarime të mëtejshme ndaj ambientalistëve. Presidenti Nishani është duke ndërmarrë konsultime para se të japi opinionin e tij rreth ligjit, ndonëse opozita po kërkon mosdekretimin e tij.