KRYEFAQJA » LAJME » Parlamenti shqiptar pritet të nisi sesionin e ri
"Çështja çame"-debat në parlament
Foto arkivi

Parlamenti shqiptar pritet të nisi sesionin e ri

Parlamenti hap dyert të hënën e parë të shtatorit, siç edhe rregullorja e kuvendit e përcakton, duke shënuar në të njëjtën kohë nisjen e një sesioni të ri politik në vend. Ky sesion, i parafundit i kësaj legjislature, nuk do të ketë një axhende të zakonshme për të shqyrtuar. Në tryezat e komisioneve dhe grupeve parlamentare presin dosjet e projektligjeve të Reformës në Drejtësi, ato të Reformës Zgjedhore, pritet votimi i dekreteve të presidentit për ndryshimet në qeveri dhe së fundmi, por jo më pak i rëndësishëm, është shqyrtimi i projektbuxhetit të vitit elektoral 2017, brenda të cilit do të përfshihet për herë të parë edhe fatura e institucioneve të reja të drejtësisë. Në faqen zyrtare të parlamentit në internet, është publikuar rendi i ditës së seancës plenare të 5 shtatorit, ndërsa burimet i thanë Televizionit Shqiptar se seancës do t’i paraprije konferenca e kryetarëve gjatë së cilës do të vendoset në mënyrë të detajur për programin e punës së parlamentit.