KRYEFAQJA » LAJME » Parlamentit Europian ka nisur diskutimin e draft rezolutës për Shqipërinë
Parlamentit Europian ka nisur diskutimin e draft rezolutës për Shqipërinë

Parlamentit Europian ka nisur diskutimin e draft rezolutës për Shqipërinë

Deputetet e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian kanë nisur të martë diskutimin e draft rezolutës për Shqipërinë në bazë të dokumentit të hartuar nga zoti Knut Flekenshtain. Edhe pse raporti do të qëndrojë në diskutime deri në fillim të janarit për të marrë më pas një miratim në shkurt të vitit të ardhshëm, raporteri për Shqipërinë kërkoi që të mbështetet nga kolegët për t’i përcjellë Këshillit Europian në dhjetor mesazhin që nxit nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë. zoti Flekenshtain ka kërkuar gjithashtu moslejimin e amendimeve për çështje që ai i ka quajtur dypalëshe, kryesisht ato të pretendimeve për minoritetet.
Për politikën shqiptare zoti Flekenshtajn u shpreh gjatë një interviste për RTSH vlerësoi se i vetmi kusht për integrimin është fillimi i zbatimit të Ligjit të Vettingut. “Besoj se është shumë e qartë, dhe e dëgjuat edhe nga Kancelarja Merkel kur iu drejtua zotit Rama, se e kemi parë përparimin e madh që ka bërë Shqipëria. Është shumë të qartë që negociatat duhet të çelen shumë shpejt, sapo të fillojë zbatimi i Reformës në Drejtësi. Nuk mund të presim për zbatimin e çdo gjëje, sepse në vende të tjera zbatimi fillon dhe gjatë negociatave. Besoj se në lidhje me Reformën në Drejtësi puna është bërë. Si një faktor kyç në bashkëpunimin rajonal, ne jemi shumë të kënaqur me punën e qeverisë” u shpreh zoti Fleckenstein.