KRYEFAQJA » LAJME » Partia Agrare Ambjentaliste për zgjedhjet e pjesshme në Kolonjë
paa

Partia Agrare Ambjentaliste për zgjedhjet e pjesshme në Kolonjë

Partia Agrare Ambjentaliste paralajmëroi sot ato që i konsideroi përpjekje të mazhorancës që cënojnë fushatën elektorale për zgjedhjet e pjesshme në Kolonjë. Përmes zëdhënëses, kjo forcë politike, tha sot se punonjës të administratës publike po ndihen të kërcënuar, pasi Partia Socialiste po i imponon që me çdo kusht, t’u monitorojnë votën, duke urdhëruar që të votojnë me shenja apo simbole të veçanta në fletët e votimit. Në këto kushte, Partia Agrare Ambientaliste i bën apel KQZ-së të nxjerrë një udhëzim të veçante siç e përmban edhe kodi zgjedhor, që votuesit duhet të votojnë brenda kuadratatit në fletën e votimit. Opozita përfaqësohet në këtë garë lokale me kandidatin Dritan Hajro, propozuar nga Partia Agrare ambientaliste.