KRYEFAQJA » LAJME » Partia Demokratike dhe aleatët e saj mbyllën fushatën në Dibër
Partia Demokratike dhe aleatët e saj mbyllën fushatën në Dibër

Partia Demokratike dhe aleatët e saj mbyllën fushatën në Dibër

Partia Demokratike dhe aleatët e saj mbyllën fushatën në Dibër duke kërkuar votën e dibranëve për kandidatin Sherefedin Shehu për kryebashkiak të ri në zgjedhjet e 11 shtatorit. Shehu, deklaroi përpara mbështetësve pikat kryesore të premtimeve të tij, duke theksuar se vendimi i parë që do të merrte si kryebashkiak do të ishte ulja e çmimit të ujit dhe krijimin e një fondi të veçantë për familjet në nevojë.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u përqendrua në atë që e quajti keqqeverisja e deritanishme të maxhorancës teksa u kërkoi votën dibranëve për kandidatin e djathtë Sherefedin Shehu. Ditën e dielë kur të shkojnë në kutitë e votimit, Basha kërkoi nga dibranët të jenë të kujdesshëm e mos të gënjehen nga propaganda e qeverisë.