KRYEFAQJA » LAJME » Partia Demokratike dhe kushtet për reformën në drejtësi
partia demokratike per reformen ne drejtesi, reforma ne drejtesi, pd, hetimi per zyrtaret e larte

Partia Demokratike dhe kushtet për reformën në drejtësi

Partia Demokratike me anë të një deklerate për mediat ka hedhur poshtë spekullimet e bëra që kjo force politike po kërkon imunitet për ish-zyrtarët e saj lidhur me reformen ne drejtesi. Me anë të kësaj deklerate Partia Demokratike bën të qartë se kërkon hetim të plotë të zyrtarëve të lartë, të ish-zyrtarëve të lartë, të çdo funksionari e ish-funksionari, pa asnjë lloj kufizimi kohor apo të çfarëdolloji tjetër. Por i vetmi parakusht që paraqet Partia Demokratike për reformën në drejtësi është që ajo të mos kapet politikisht nga kryeministri. Partia Demokratike mbështet një reformë në drejtësi sipas parimeve e standarteve europiane, që nuk mbron, por lufton pa kompromis krimin dhe korrupsionin pa asnjë dallim apo kufizim thuhet ne këtë dekleratë.