KRYEFAQJA » LAJME » Partia Socialiste do të mbajë kongresin e saj zgjedhor në prill
rama, mbledhje grupi, ps, prill, planofikimi i kongresit te rradhes

Partia Socialiste do të mbajë kongresin e saj zgjedhor në prill

Kryetari i Partisë Socialiste Ed Rama vendosi të mbledhë në muajin prill kongresin zgjedhor. Këtë zoti Rama ja bëri të ditur kryesisë së PS gjatë një mbledhjeje të mbajtur të hënën. Në këtë kongres do të prezantohet programi me të cilin socialistët do të shkojnë në zgjedhjet e përgjthshme të 18 qershorit, si dhe lista e kandidatëve për deputetë. Data e zhvillimit të kongresit do të vendoset nga Asambleja e PS e cila do të mblidhet në 2 prill, por ka shumë mundësi që ajo të jetë 29 prilli. Ndërkohë sot Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve regjistroi Partinë Socialiste si subjekt zgjedhor.