KRYEFAQJA » LAJME » Partizani- Kukësi, Atanda beson te fitorja

Partizani- Kukësi, Atanda beson te fitorja

Partizani luan të shtunën një ndeshje të rëndësishme. Udhëton drejt Kukësit për të luajtur me skuadrën vendase një ndeshje të vlefshme për javën e 5-të të kategorisë superiore. Mbrojtësi i të kuqve, Sodik Atanda tregon për mentalitetin fitues që ka skuadra e tij, ndaj edhe kundër Kukësit nuk do të ndodhë ndryshe, hyjnë në fushë për të marrë tri pikët. “Në çdo ndeshje ne futemi në fushë për të fituar. Kështuqë edhe në Kukës do të udhëtojmë për të marrë tri pikët. Ne mendojmë që nuk na mund njeri. Nuk ka rëndësi ku luajmë jashtë apo brenda fushës sonë”, tha mbrojtësi Atanda. Përsa i përket derbit me Tiranën, Atanda shprehet se nuk qëndron problemi tek humbja e dy pikëve, por te mënyra se si luajtën. Ndeshja Kukësi-Partizani luhet të shtunën në orën 14.00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga Televizioni Shqiptar.