KRYEFAQJA » LAJME » Partizani largohet nga Liga e Kampioneve
Partizani largohet nga Liga e Kampioneve

Partizani largohet nga Liga e Kampioneve

Tifozët e Partizanit kanë aryse të jenë mërzitur pasi ekipi i tyre i zemrës nuk arriti kalonte turin e trete eleminator të Ligës së Kampioneve të Europës. Demat e kuq të Tiranës u mundën 2-0 nga Demat e kuq të Salsburgut (Red Bull Salzburg), kampionët aktualë të Austrisë. Ndonëse edhe takimin e parë në “Elbasan Arena” Partizani e kishte humbur 1-0, serish ekipi ishte optimist. Për 76 minuta gjithshka ishte e barabartë, derisa vendasit shënuan me anë të Sorianos, ndërsa Uanderson në minutën e 80 e ngriti rezultatin në 2-0. Por mundësia e pjesmarrjes së Partizanit në takimet europiane nuk ka përfunduar. Shpresë mbetet “play-off” në Ligën e Europës.