KRYEFAQJA » LAJME » Partizani mund Skënderbeun dhe merr kryesimin e kampionatit
Partizani mund Skënderbeun dhe merr kryesimin e kampionatit

Partizani mund Skënderbeun dhe merr kryesimin e kampionatit

Në javën e tetë të Kategorisë Superiore u zhvillua gara e madhe e kreut të rënditjes. Përballë njëra-tjetrës ishin Partizani kryeqytetas dhe Skënderbeu, skuadra që perfaqëson vendin tonë në Ligën e Europës. Korçarët e filluan më mirë duke shënuar në minutën e tetë me anë të Salihit. Por të kuqtë përmbysin çdo gjë brenda pjesës së parë. Goli i barazimit u shënua nga Krasniqi në minutën e 23-të dhe golin e avantazhit për vendasit e shënoi Ibrahimi në minutën e 34-ërt. Kampionët në fuqi kanë provuar të barazojnë në pjesën e dytë por porta e Partizanit ishte e mbyllur mirë.

Një tjetër ndeshje e rëndësishme e kësaj jave ishte dhe ajo mes Vllaznisë dhe Tiranës. Kjo garë nuk kishte aq me rëndësi për vendet që kanë dy skuadrat në klasifikim por për rivalitetin që kanë këto dy skuadra prej shumë vitesh. Një gjë e pazakontë që karakterizoi këtë garë është se ajo u zhvillua në Pukë. Kryeqytetasit luajtën më mirë në pjesën e parë duke e fituar atë me golin e shënuar nga Smajli në minutën e 38-të. Në pjesën e dytë shkodranët kërkuan me çdo kusht kthimin e lojës në favor të tyre. Kryeqytetasit nuk luajtën me qartësi. Ata kishin raste të mira për shënim. Gabimet e tyre bënë që të ndëshkoheshin në fund të takimit kur Arbri barazoi rezultatin në minutën e 87-të. Ky qe një barazim zhgënjyes për dy skuadrat që kërkonin fitore për të forcuar gjendjen në klasifikim.

Në ndeshjet e javës së 8-të të Kategorisë Superiore u arritën këto rezultate:

Kukësi – Tërbuni 1-0
Flamurtari – Ballshi 0-0
Vllaznia – Tirana 1-1
Laçi – Teuta 2-2
Partizani – Skënderbeu 2-1

Java 8