KRYEFAQJA » LAJME » Partizani mundet 4-0 nga Krasnodar
Partizani mundet 4-0 nga Krasnodar

Partizani mundet 4-0 nga Krasnodar

Partizani është mundur 4-0 nga Krasnodar, në ndeshjen e parë të play-off-it, të vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Evropës. Skuadra jonë ka zhvilluar një lojë të dobët teksa nuk ka arritur të gjuajë asnjëherë në portën kundërshtare. Ndërsa Krasnodar, edhe pse një skuadër e re, e krijuar prej vetëm 8 vitesh, ka zhvilluar një lojë të mirë duke kaluar në epërsi që në 17′ të takimit. Ibrahimi shkakton 11 metërsh. Hoazhinjo gjuan nga pika e bardhë dhe 1-0 për skuadrën ruse. (27) Pa kaluar 10 minuta skuadra ruse shënon golin e dytë me Fjodor Smolon. Futbollisti rus përfiton nga një gabim i mbrojtjes sonë, e me një sprint të fuqishëm nga krahu i majtë i sulmit të vet, depërton në zonën e Partizanit duke mposhtur për të dytën herë portierin Hoxha. (35′ sulm i partizanit) Partizani nuk arrin të organizohet si duhet dhe nuk krijon rrezikshmëri në portën kundërshtare. Duhej të vinte 42′ që skuadra e sormanit të bënte goditjen e parë me anë ë Vilës në portën e Krasnodarit. Pjesa e parë do të mbyllej me golin e tretë (44) të shënuar me kokë nga polaku Jedreçuk. Edhe pjesa e dytë ka të njëjtën panoramë. Partizani që mbrohet dhe Krasnodar që sulmon. Në 72′ braziliani Ari fikson shifrat në 4-0 për skuadrën e vet. Ai kalon topin në formë parabol mbi portierin Hoxha që kisht dalë shumë para porte. NJë humbje e rëndë kjo për Partizanin që të enjten e ardhshme do të luajë ndeshjen e kthimit në Elbasan Arena. Kjo sfidë u përcoll për teleshikuesit nga Rrjeti i Radio Televizionit Shqiptar.