KRYEFAQJA » LAJME » PARTIZANI, PA NËNVLERËSIM NDAJ BYLISIT
partizani - bylisi, alban hoxha, kapiten, sfide e veshtire

PARTIZANI, PA NËNVLERËSIM NDAJ BYLISIT

Partizani ndeshet të dielën me Bylisin dhe për kapitenin e të kuqve, Alban Hoxha, kjo është një sfidë e barasvlefshme me dy të tjerat që kanë mbetur, sepse skuadra e tij beson deri në fund.

Për gardianin e portës së të kuqve, ky është një nga sezonet kulminantë, si për të si futbollist, ashtu edhe për klubin.

Takimi Partizani-Bylis, që luhet të dielën në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, duke nisur nga ora 19:00, është i vlefshëm për javën e 34-t të Kategorisë Superiore.