KRYEFAQJA » LAJME » Partizani – Skënderbeu 1-0, lufta për titull vazhdon
Partizani - Skënderbeu 1-0, lufta për titull vazhdon

Partizani – Skënderbeu 1-0, lufta për titull vazhdon

Partizani ka mundur 1-0 Skënderbeun në Korçë, duke lënë të hapur luftën për titullin kampion. Heroi i kësaj supersfide ishte padyshim Emiljano Vila, i cili me golin e vetëm që shënoi, ngriti lartë entuziazmin e lojtarëve dhe sportëdashësve të Parizanit në stadium dhe jashtë tij. Në takimin mes dy kryesuesve të tabelës, u vu re kujdesi maskimal nga të dy ekipet. Në pjesën e parë, vlen të shënohen dy raste për Skënderbeun dhe një për Partizanin, por që ishin shumë pak. Në pjesën e dytë heronj tëm takimit ishin portieri i Partizanit Hoxha që nuk lejoji prekjen e rrjetës dhe Emiljano Vila që me golin e tij, ndërpreu festën e Skënderbeut për marrjen e titullit. Tashmë gjithshka pritet të vendoset të mërkurën në javën e fundit të kampionatit. Skënderbeu do të luajë në Vlorë ndaj Flamurtarit, ndërsa Partizani do të presë në Tiranë Teutën.