KRYEFAQJA » LAJME » Partizani – Skënderbeu 1-1 dhe korçarët vazhdojnë kryesimin
Partizani - Skënderbeu 1-1 dhe korçarët vazhdojnë kryesimin

Partizani – Skënderbeu 1-1 dhe korçarët vazhdojnë kryesimin

Ballafaqimi më i rëndësishëm i javës së 26-të për Kategorinë Superiore, Partizani- Skenderbeu, ka përfunduar 1-1, duke mos sjellë asnjë zhvillim interesant në kreun e renditjes së skuadrave. Skënderbeu edhe më tej vazhdon të kryesojë me diferencë prej katër pikësh ndaj Partizanit të vendit të dytë. Fillimisht ishte Raçiç që shënoi në minutën e 20-të për Partizanin.  Në minutën e 75-të, ishte po ai që pati mundësinë më të mirë që me anë të një 11-metërshi të dyfishonte rezultatin, por nuk mundi. Minutat e fundit ishin dramatike. Kur u duk se Partizani po fitonte takimin, Vangjeli realizoi një gol vetëm dy minuta para përfundimit, duke ngritur lart entuziazmin e tifozëve korçarë dhe dëshpëruar ata të Partizanit.  Takimi kishte momentet e tij të tensionit, kujtojmë një karton të kuq ndaj një lojtari korçar, të kuptueshme në një takim të nivelit të tillë. Nga pikpamja sportive duket se loja e futbollistëve të Partizanit dhe Skënderbeut, kënaqi pritshmëritë e tifozë entuziastë të dy ekipeve që kishin zënë vendet kryesore në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, por edhe sportëdashësit që e ndoqën drejtëpërdrejtë në kanalet e RTSH.