KRYEFAQJA » LAJME » Partizani, Sonte në miqësoren ndaj Fenerbahçes

Partizani, Sonte në miqësoren ndaj Fenerbahçes

Partizani është njëri nga 6 ekipet e Kategorisë Superiore që po zhvillon përgatitjet në Antalja të Turqisë. Dhe sonte, të kuqtë do të zhvillojnë një miqësore luksi. Këtë ndeshje e pati konfirmuar para dy ditësh edhe faqja zyrtare në Internet e gjigandit turk, i cila shkruante se do të përballet me skuadrën shqiptare të mërkurën. Kjo ndeshje do të fillojë, në orën 20:00 me orën lokale të Turqisë dhe do të luhet në Stadiumin “Antalja Akdeniz Universitesi”. Partizani po i zhvillon përgatitjet në Turqi, në qytetin bregdetar të Antaljas, ashtu sikundër edhe Fenerbahçeja vendase. Kjo miqësore e 15 herë kampiones së Shqipërisë vjen në ditën e 6-të të përgatitjeve në Antalia të Turqisë. Më herët, Skënderbeu është ndarë me rrjeta të paprekura me Bursasporin, ndërsa Kukësi është mundur 1-3 nga Bashakshehiri në dy miqësoret e para të ekipeve shqiptare në Turqi.