KRYEFAQJA » LAJME » Partizani, sonte përballë Salzburgut
partizani-salzburgu

Partizani, sonte përballë Salzburgut

Ndonëse janë mundur 1-0 para një jave në “Elbasan Arena”, Partizani nuk ka asgjë për të humbur në ndeshjen e kthimit ndaj Salzburgut, kështu që të kuqtë do të shkojnë në Austri për të shfrytëzuar mundësitë e tyre. Jo vetëm për shkak të rezultatit të sfidës së parë, por edhe duke ditur potencialin e kundërshtarit, të kuqtë e kryeqytetit duket se nuk kanë asnjë shans kualifikimi në përballjen e 3 gushtit me Salzburgun. Por te Partizani mendojnë ndryshe. Përveç optimizmit, ata e presin me qetësi këtë takim dhe shpresojnë që të surprizojnë si në Hungari ndaj Ferencvaroshit. Një gjë e tillë është përcjellë në konferencën për shtyp dhe intervistat e dhëna para ndeshjes. Vetë trajneri Adolfo Sormani ka theksuar se “në futboll nuk ka gjëra të pamundura” dhe për ta ilustruar iu referua kualifikimit që të kuqtë arritën në Hungari në turin e mëparshëm. Takimi Salzburg-Partizani, që do të zhvillohet sonte, duke nisur nga ora 20:30, në stadiumin “Red Bull Arena”, dhe do të gjykohet nga 32-vjeçari sllovak Ivan Kruzhliak, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.