KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Partneriteti publik-privat do të rrisë të ardhurat e tatimeve në vitet e ardhshme.
Partneriteti publik-privat do të rrisë të ardhurat e tatimeve në vitet e ardhshme.

Partneriteti publik-privat do të rrisë të ardhurat e tatimeve në vitet e ardhshme.

Nëndrejtori i përgjithshëm i tatimeve, Xhavit Curri, njëherazi dhe kryetar i grupit të punës për nismën e fundit, që parashikon krijimin e një partneriteti publik-privat për sistemin elektronik të tatimeve, siguron se kompania që do të shpallet fituese, do të administrojë pjesën inteligjente të sistemit. Ky partneritet nuk cënon punën e drejtorisë së tatimeve por përmes kësaj nisme qeveria do të rrisë të ardhurat me 180 milionë dollarë në 10 vitet e ardhshme.