KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Pas 5 viteve heshtje Tiranës i rikthehet koncerti i të rinjve “Tirana Art Fest”
Tirana Art Fest

Pas 5 viteve heshtje Tiranës i rikthehet koncerti i të rinjve “Tirana Art Fest”

Pas 5 viteve heshtje Tiranës i rikthehet koncerti i të rinjve. Tirana Art Fest një event i konceptuar në 4 zhanre, kërcim, këngë dramë e multimedia e kulmoi natën finale të mërkurën ku u ndanë çmimet për shkollën e talenteve dhe këngës. Për më shumë se tri orë konkurrentët e 14 gjimnazeve të kryeqytetit sollën në skenën e Tirana Art Fest performanca të larmishme me balet, pop e folk si dhe këngë të repertoreve të famshme.

Në ndarjen e çmimeve të mëdha të Tirana Art Fest ministrja e Arsimit Lindita Nikolla u shpreh se të tilla evente e gjallërojnë Kryeqytetin.

Ndërsa një prej mbështetësve kryesor të Tirana Art Fest Kryetari i Bashkisë së Tiranë Erion Veliaj u shpreh se kjo traditë e ndërprerë tashmë i është rikthyer të rinjëve të kryeqytetit përgjithmonë.

Tirana Art Fest pati në përbërje koreografë, kompozitorë dhe një kastë të artit e kulturës të cilët për muaj me radhë punuan me gjimnazistët për të sjellë një koncert të përmasave të mëdha dhe tepër të suksesshëm.