KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Pas Brexit Merkel rrit votat
Angela_Merkel_(2008)

Pas Brexit Merkel rrit votat

Blloku konservator i kancelares gjermane, Angela Merkel ka fituar votues pas vendimit të britanikëve për t’u larguar nga Bashkimi Evropian. Mbështetja për kristiandemokratët dhe kristiansocialistët u rrit një pikë përqindje duke arritur në 35 për qind, sipas kompanisë së sondazheve “Forsa”. Në të njëjtë kohë, populistët e ”Alternativës për Gjermaninë” vazhdojnë të humbin terren edhe për shkak të mosmarrëveshjeve në lidershipin e partisë.