KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Pas daljes nga BE, Britania ne kërkim të negociatorëve të huaj për marrëveshjet tregtare
Britain's Foreign Secretary Philip Hammond, leaves after a cabinet meeting in Downing Street in central London, Britain June 27, 2016.    REUTERS/Peter Nicholls
Britain's Foreign Secretary Philip Hammond, leaves after a cabinet meeting in Downing Street in central London, Britain June 27, 2016. REUTERS/Peter Nicholls

Pas daljes nga BE, Britania ne kërkim të negociatorëve të huaj për marrëveshjet tregtare

Britania po kërkon negociatorë të huaj për ta ndihmuar të sigurojë marrëveshje të reja tregtie pas votimit të 23 qershorit, ku qytetarët britanik votuan për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian. Lajmi është konfirmuar nga kryediplomati britanik, Filip Hammond: “Nuk mendoj se mund të rekrutojmë vetëm britanikët për këto negociata”, ka thënë Hammond për BBC duke shtuar “nëse mund të gjejmë australianë, amerikanë që kanë aftësi të larta të negociimit për tregti, ne duhet t’i rekrutojmë ata”. Britania tani përballet me detyrimin e rinegociimit të marrëveshjes me BE-në pas referendimit të 23 qershorit. Veç kësaj, ky vend tani duhet të negociojë prej fillimit lidhjet tregtare edhe me 50 vende të tjera në të gjithë botën të cilat kanë marrëveshje me Bashkimin Evropian. Komisioni Evropian negocion marrëveshjet tregtare në emër të të gjitha shteteve të BE-së, që do të thotë se Britania nuk ka pasur një ekip të vetin negociues qëkur është bërë pjesë e bllokut, më 1973.