KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Pas daljes së Britanisë nga BE, liderët në Bruksel

Pas daljes së Britanisë nga BE, liderët në Bruksel

Liderët e Bashkimit Evropian nisin në Bruksel samitin e tyre të parë, qëkur në Britani u votua për largim nga BE-ja. Dje, kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti i Francës, Francois Hollande, dhe kryeministri italian, Matteo Renzi, në një deklaratë të përbashkët, thanë se Evropa është e “bashkuar”. Ata kanë thënë se nuk do të ketë negociata joformale me Britaninë për raportet e ardhshme të saj me BE-në, derisa të aktivizohet kapitulli 50 i Marrëveshjes së Lisbonës, për fillimin formal të procedurës së largimit. Kryeministri britanik në largim, David Cameron, disa herë ka theksuar se kjo nuk do të ndodhë derisa të emërohet pasardhësi i tij. Zoti Cameron do të takohet sot me 27 liderët e tjerë të BE-së, por ditën e dytë të samitit, liderët do ta vazhdojnë samitin pa pjesëmarrjen e tij.