KRYEFAQJA » LAJME » Pas kritikave të SHBA Bylykbashi deklaron: Propozimet tona sipas ndërkombëtarëve
PD këmbëngul: Vettingu është përkthyer gabim!

Pas kritikave të SHBA Bylykbashi deklaron: Propozimet tona sipas ndërkombëtarëve

Kritikat e forta të SHBA ndaj opozitës lidhur me qëndrimin e saj ndaj Reformës në Drejtësi, Partia Demokratike ka zgjedhur ti përgjigjet në orët e pas dites të së mërkurës me deputetin Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi kryesor në bisedime me maxhorancën dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë. Sipas tij “Pika e vetme që na ndan me maxhorancën, është moskapja e drejtësisë, që është modeli se si do të emërohen punonjësit e drejtësisë”. Për të qenë bindës, zoti Bylykbashi publikoi për mediat email-et e dërguara nga misionet ndërkombëtare Euralius dhe Opdat, në të cilat nënvizohej propozimi i PD për vendet e rezervuara. “PD zgjodhi modelin e vendeve të rezervuara. Ky model garanton përfaqësimin e opozitës në organet e drejtësisë, është modeli më i qartë, më transparent e që ka më pak gjasa për t’u kapur nga politika” spjegoi zoti Bylykbashi. “Edhe në takimin e 6 qershorit ne e kemi bërë në mënyrë të detajuar e transparente propozimin tonë, model që nuk gjeti asnjë kundërshtim principial. Por kryeministri doli me një deklaratë të shkruar që thoshte se takimi dështoi, edhe pse PD tregoi gatishmërinë për të gjetur një zgjidhje për moskapjen e drejtësisë nga cilado mazhorancë” tha deputeti demokrat. Zoti Bylykbashi akuzoi kryeministrin Rama se po pengon avancimin e reformës dhe se çdo gjë varet tashmë nga ai.
Vetë zoti Rama pak ditë para takimit me kreun e opozitës Basha, bëri një lëshim që u vlerësua. Ai u shpreh se ishte i gatshëm që gjithshka të zgjidhej me votat e 2/3-tave. Pas këtij lëshimi, por edhe synimit të reformës që drejtësia të ndahej njëherë e mirë nga politika, disa analistë mendojnë se deklarata e PD se modeli “garanton përfaqësimin e opozitës në organet e drejtësisë” nuk shkon me zhvillimet aktuale, por edhe perspektive.