KRYEFAQJA » LAJME » Pas Vllahutin dhe Lu, edhe Rama i thotë “Po” Metës
Pas llahutin dhe Lu, edhe Rama i thotë "Po" Metës

Pas Vllahutin dhe Lu, edhe Rama i thotë “Po” Metës

Kryeministri Edi Rama ka mbështetur propozimin e aleatit të tij kryesor, kreut të parlamentit Ilir  Meta që përfaqësues të shumicës, pakicës dhe ndërkombëtarëve, të takohen për të diskutuar rreth arritjes së konsensusit për Reformën në Drejtësi. “I gatshëm të ulem në çdo moment në tryezën e propozuar nga I.Meta! Çdo diskutim sy më sy për Reformën në Drejtësi deri në 21 korrik i’a vlen”, shkruan rreth orës 21 në rrjetin social Fejsbuk zoti Rama, ndërsa propozimi i zotit Meta ishte bërë rreth mesditës. Më parë ishin ambasadorët e BE dhe SHBA, Vllahutin dhe Lu që ishin shprehur të gatshëm. Tashmë pritet dhe përgjigjja e zotit Basha.