KRYEFAQJA » LAJME » Pas PD edhe LSI shpreh dyshime për përfshirjen në kushtetutë të ekspertëve të huaj
Pas PD edhe LSI shpreh dyshime për përfshirjen në kushtetutë të ekspertëve të huaj

Pas PD edhe LSI shpreh dyshime për përfshirjen në kushtetutë të ekspertëve të huaj

LSI partia e dytë më e madhe e koalicionit të majtë qeveritar, po këmbëngul në nevojën e një konsensusi mes palëve për miratimin e Reformës në Drejtësi. Kjo pasi PD u shpreh kundër përfshirjes në kushtetutë të ekspertëvetë huaj, veçanërisht në proçesin e vettingut. Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, tha të enjten se Shqipëria është republikë parlamentare dhe nuk mund të bëjë eksperimente siç rezultoi sipas tij rasti i firmës britanike në kontrollin e doganave Crown Agents. “Kohë më parë kemi miratuar një ligj të veçantë në Kuvendin e Shqipërisë që mbështeste një kompani ekspertësh që ishte Crown Agents për të ardhurat në dogana, ku rezultoi që rezultatet e përftuara nga ky mitizim i ekspertëve qenë tepër të hidhura” tha zoti Vasili. “LSI këmbëngul për planin A, atë të miratimit të reformës në drejtësi, që sipa tij duhet të jetë me konsensus dhe vetëm sipas Komisionit të Venecias” tha ai. Sipas zotit Vasili “…kjo është një reformë solide, e bërë në këtë mënyrë dhe është një domosdoshmëri për shqiptarët për 30 vitete që vinë”. Zoti Vasili këmbënguli se miratimi duhet të bëhet në mënyrë  parimore, konsensuale dhe sipas Venecias, përtej çdo shantazhi dhe çdo lloj tentative për të akaparuar deputetë, të mitizimit dhe fetishizimit të rolit të ekspertëve të huaj.