KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Pas skandalit botëror financiar, firma ligjore ngre padi
rf

Pas skandalit botëror financiar, firma ligjore ngre padi

Ramon Fonseka, bashkëthemeluesi i firmës ligjore Mosak-Fonseka, në Panama, ështe shprehur se firma e tij ishte viktimë e hakërimit, dhe për këte arsye ka paraqitur një padi në prokurorinë e shtetit. Në një intervistë për agjencinë ë lajmeve Rojters, Fonseka u shpreh se firma e tij nuk ka shkelur asnjë ligj dhe të gjitha veprimet e saj ishin të ligjshme.  Ai u deklaroi se ishte shokuar se pse mediat nuk po diskutonin aspak per krimin e hyrjes ëe mënyrë të paligjshme në dokumentat e firmës. “Lajmi i ri do të ishte “kush po e heton Hakerimin? Jemi të habitur se pse askush nuk tha “hej, është kryer një krim këtu”, theksoi Fonseka. Sipas avokatit Fonseka, emailet e firmës janë nxjerrë totalisht nga konteksti dhe keqinterpretuar nga Konsortiumi i Gazetarëve Investigative dhe mediat e tjera. Qeverite në vende të ndryshme të botës kanë filluar të hetojnë për krime financiare që mund të jenë kryer nga të pasurit dhe te pushtetshmit, pas publikimit të rreth 11.5 milionë dokumentave të firmës Mosak Fonseka. 63-vjecari Fonseka ështu shprehur se ai kishte një teori se kush mund te kishte hakeruar dokumentat e firmes dhe po e ndjek cështjen me autoritetet. “Mund të them që s’ka asgjë konkrete në lidhje me këtë. Ne kemi një teori, por jo prova. Sapo kemi filluar ta hetojmë këtë çështje”, u shpreh ai.