KRYEFAQJA » LAJME » Paskuqan, banorët ankohen për mungesë çerdhesh e kopshtesh

Paskuqan, banorët ankohen për mungesë çerdhesh e kopshtesh

Paskuqani, një zonë kryesisht me ndërtime informale, por shumë e populluar ka mjaft probleme me infrastrukturën. Më shumë se sa mungesën e infrastrukturës urbane, banorët vuajnë mungesën e shërbimeve. Në këtë njësi administrative me popullsi mbi 37 mijë banorë funksionojnë vetëm 2 kopshte, 2 të tjera, që frekuentoheshin nga mbi 300 fëmijë kanë ndërprerë aktivitetin, pasi Bashkia e Kamzës, që ka nën administrim këtë njësi, për shkak të pamundësisë financiare, nuk mund të paguante më qeranë e godinave private, ku ishin vendosur ato. Ndërkohë që në të gjithë zonën nuk ka një çerdhe publike. Ndonëse të mësuar me vështirësi, banorët e Paskuqanit, kërkojnë më shumë vëmendje dhe investime, sidomos kur është fjala për mirëqënien e fëmijëve.