KRYEFAQJA » LAJME » Paskuqan, helmohen 4 nxënëse të shkollës “Jashar Hoxha”

Paskuqan, helmohen 4 nxënëse të shkollës “Jashar Hoxha”

Katër nxënës të shkollës 9-vjeçare “Jashar Hoxha” në Paskuqan kanë shfaqur probleme shëndetësore në klasë, gjatë paradites së sotme dhe janë dërguar me urgjencë në spital. Burime pranë kësaj shkolle thanë se nxënësit e klasës së shtatë janë ndjerë keq, sapo kanë hyrë në shkollë, pasi pastruesja kishte përdorur acid për larjen e ambienteve të klasave. Këtij versioni i qëndron edhe policia, por pritet të saktësojë llojin e kimikatit të futur në shkollë.

Por kjo ngjarje është bërë shkak i akuzave dhe kundër akuzave në seancën plenare, pas pretendimit të deputetëve demokrat se helmimi ka ardhur si pasojë e përdorimit të lëndës narkotike kanabis nga persona të tjerë në shkollë. E nga ana tjetër ministri i shëndetësisë dha edhe versionin e mjekëve që vizituan 4 nxënësit.

Nxënësit të cilët kanë shfaqur probleme me shëndetin, kanë marrë mjekimin e nevojshëm në Spital.