KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Passport Index: Gjermania me pasaportë më të fortë, Shqipëria e 47-ta
Passport Index: Gjermania me pasaportë më të fortë, Shqipërina e 47-ta

Passport Index: Gjermania me pasaportë më të fortë, Shqipëria e 47-ta

Pasaporta shqiptare është e 47-ta në renditjen e pasaportave më të forta në botë. Adresa e internetit passportindex.org ka për detyrë të bëjë një renditje botërore se cilat janë vendet më të rëndësishme duke marrë si parametër matës sa e “fuqishme” është pasaporta e secilit vend. Fuqia matet me numrin më të madh të vendeve që mund të shkohet pa patur nevojë për vizë. Përditësimi i kësaj rënditjeje që është bërë nga passportindex.org në këtë vit ashtu sikurse edhe vitin e shkuar, vendos në krye dokumentin gjerman. Qytetarëve të Gjermanisë u lejohet të hyjnë vetëm me pasaporta, pa viza, në 158 vende të botës.

Në vendin e dytë me 157 vende të vizitueshme pa vizë për secilën janë, Suedia dhe Singapori ndërsa në vendin e tretë janë Danimarka, Finlanda, Franca, Spanja, Zvicra, Norvegjia, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja me 156 vende të vizitueshme pa vizë.

Shqiptarët munden të vizitojnë pa vizë 94 vende të botës. Numri i përgjithshëm i vendeve që kanë pasaportë më të fortë se Shqipëria janë 92 nga 199 që janë gjithsej. Kosova është në vendin e 88 në renditje dhe qytetarët e saj mund të vizitojnë pa vizë 39 vende të botës. Numri i përgjithshëm i vendeve që kanë pasaportë më të fortë se Kosova janë 180 nga 199 që janë gjithsej.

Pasaporta e Afganistanit gjendet ne vendin e fundit (98) dhe qytetarët afganë munden të shkojnë pa vizë vetëm në 23 vende të botës. Një vend më lart është Pakistani, qytetarët e së cilit mund të vizitojnë pa viza 26 vende dhe në vendin e tretë para fundit (96) në rënditjë është Iraku. Qytetarët irakianë mund të vizitojnë pa vizë 28 vende të botës.