KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Pastrimi i lumenjve dhe turizmi

Pastrimi i lumenjve dhe turizmi

Ndotja e lumenjve tanë vijon të shprishë vështrimin e gjithkujt që kalon ndanë tyre. Sa herë bien shira e lumenjtë fryhen, këta të fundit nxjerrin në sipërfaqe mbeturina të qyteteve apo fshatrave afër tyre, që derdhen në lumenj. Në rastin më tipik, ato ngecin anë shkurreve buzë lumenjve, duke shkaktuar kilometra të tëra me pamje të pakëndshme. Ndërsa pjesa që mbetet ka si pikë fundore detet, duke i ndotur edhe ato. Por ata që kanë një biznes anë lumit, po i pastrojnë vetë brigjet.

Lumi i Shkumbinit, meqë gjendet anash Korridorit të 8 apo Via Egnatia-s, por edhe për bukuritë e peizazhit të tij, është një nga ata lumenj soditet nga shumë turistë, herë kalimthi në këto anë, por edhe që joshen të ndalen një apo dy ditë pushimi anë tij.