KRYEFAQJA » LAJME » Pastrimi i Tiranës, nga ndërmarrjet private tek ndërmarrjet publike
Bashkia e Tiranes

Pastrimi i Tiranës, nga ndërmarrjet private tek ndërmarrjet publike

Bashkia e Tiranës po synon të krijojë një ndërmarrje publike, së cilës t’i besojë pastrimin e kryeqytetit dhe menaxhimin e mbetjeve. Për krijimin e saj ajo do të ndihmohet nga Bashkia e Veronës në Iali. Një marrëveshje e përbashkët është firmosur në Tiranë nga kryetarët e dy institucioneve, Erion Veliaj dhe homologu tij, Flavio Tozi. Sipas saj Bashkia e Tiranës do të marrë nga institucionet e qeverisjes vendore ne Verone eksperiencen e mire per pastrimin e qytetit.
Aktualisht pastrimi i metropolit shqiptar me afro 1 milionë banorë kryehet nga të paktën 4 firma të mëdha pastrimi, të cilat kanë dhe firmat e tjera nënkontraktore. Fondet që u jepen atyre janë mbi 10 milionë euro në vit, por pastrimi lë shumë për të dëshëruar. Problem tjetër mbetet menaxhimi i mbetjeve urbane, problem i cili po vështirësohet gjithnjë e më shumë. Krijimi i disa vendeve për grumbullimin e plehrave dhe trajtimin e tyre, sikurse është ai i Sharrës afër Tiranës, e kanë zgjidhur problemin në mënyrë të pjesshme.
Kreu i ri i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në fushatën e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit të vitit të kaluar, ka premtuar zgjidhjen e problemit. Vetëm në pak kohë nga marrja e dtyrës, ai ka organizuar disa aksione qytetare për pastrimin e kryeqytetit, të cilat kanë synuar veç të tjerash edhe në ndërgjegjësimin e banorëve të Tiranës për të mbajtur pastër qytetin e tyre.