KRYEFAQJA » LAJME » Pasurohet lista e barnave të rimbursueshme

Pasurohet lista e barnave të rimbursueshme

Lista e barnave të rimbursueshme është pasuruar këtë vit me 54 principe aktive të reja. Sipas ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj sëmundjet tumorale dhe ato kardiake, kanë pjesën kryesore të buxhetit, ndërsa për herë të parë për të njëjtën sëmundje lista jep dy forma mjekimi. Lidhur me përceptimin e kahershëm në popullatës se barnat alternativë e parë në listë, janë jo cilësore, zoti Beqaj thotë se është një përceptim i padrejtë. Sipas tij “Nuk ekziston në sistemin tonë të farmakovigjilencës ndonjë mjek i caktuar që të thonë që ky bar nuk ka bërë terapinë për të cilën unë ja kam dhënë”. Zoti Beqaj kujtoi se shërbimi shëndetësor po bën kujdes të veçantë që herë pas here të bëjë kontrolle të cilësisë së treguesve kimik që barnat duhet të kenë dhe nuk ka rezultuar që të ketë probleme në këtë drejtim. Sipas ministrit ulja e ndjeshme e çmimit këto dy vite ka shtuar me volumin e improtit të barnave origjinator, pra cilësia është rritur. Lista e re hyn në fuqi me datën 1 qershor.