KRYEFAQJA » LAJME » Pavarësia e Shqipërisë festohet edhe në Tiranë
Pavarësis e Shqipërisë festohet edhe në Tiranë

Pavarësia e Shqipërisë festohet edhe në Tiranë

104 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë u përkujtua edhe në Tiranë. Ngritja e flamurit u shoqërua me egzekutimin e himnit kombëtar dhe lëshimin e tullumbaceve kuq e zi. Në një deklaratë dhënë për mediat, kreu i Bashkisë së  Tiranës Erion Veliaj u shpreh se 104 vite pavarësi janë një histori suksesi ndaj duhet të jemi krenarë.  “Unë shpresoj që vitet me të mira i kemi përpara. Ju uroj të gjithë qytetarëve begati dhe gëzuar festat. Sot na duhet të punojmë më shumë,  ndryshe nga e kaluara ku luftonim me armë. Ndaj na duhet që të punojmë më shumë për të modernizuar Tiranën tonë” tha zoti Veliaj.”Vitin tjetër do të festojmë akoma më bukur sepse do të kemi një shesh, ndoshta më të bukurin në rajon dhe tashmë kemi filluar me porositjen e pllakave nga të gjitha trevat shqiptare. Faleminderit të gjithëve, më shumë punë e më pak fjalë” tha kreu i Bashkisë së Tiranës.