KRYEFAQJA » LAJME » Pavlopulos: Dënoi reagimin e dhunshëm të policisë maqedonase kundrejt refugjatëve
idomeni

Pavlopulos: Dënoi reagimin e dhunshëm të policisë maqedonase kundrejt refugjatëve

Athina reagoi pas përdorimit të forcës nga ana e policisë maqedonase në Idomeni, për të ndaluar refugjatët të kalonin kufirin mes dy vendeve ditën e diel. Një akt i rrezikshëm dhe për të ardhur keq e cilësuan autoritetet greke sjelljen e policisë maqedonase, e cila nga ana e saj akuzon kolegët greke që nuk bënë asgjë për të ndalur mësymjen e refugjatëve drejt gardhit. Presidenti Pavlopulos e dënoi reagimin e dhunshëm duke thënë se akte të tilla dëmtojnë rrugën e shtetit ballkanit drejt BE-së dhe NATO-s. Këto akte të papranueshme nuk kanë vend në Bashkimin Evropian dhe NATO. Duhet të mbrojmë evropën dhe t’i trajtojmë refugjatët me respekt, mbi parimet e humanizmit dhe solidaritetit, tha ai. Kurse ministri grek i mbrojtjes së qytetarëve, Nikos Toskas, shtoi më tej duke thënë se ka rrezik të shtuar për radikalizim mes emigrantëve të dëshpëruar që kanë mbetur në Idomeni. Ata që shihni sot si refugjatë, janë xhihadistët e nesërm, tha zoti Toskas. Forcat tona nuk mund të ndërhynin pasi gardhi ndarës gjendet disa metra brenda territorit maqedonas, tha ai.