KRYEFAQJA » LAJME » PD amendamente të reja në prag seancës për vettingun
PD amendamente të reja në prag seancës për vettingun

PD amendamente të reja në prag seancës për vettingun

Partia Demokratike depozitoi të hënën në parlament amendamente të tjera për projektligjin e vettingut, i cili pritet të diskutohet dhe miratohet të martën në seancë plenare. Këto janë propozimet e dyta të demokratëve për nenet 26-të deri 67-të. Më parë opozita ka depozituar propozimet për 25 nenet e para të draftit, miratuar nga shumica në komisionin parlamentar të Reformës në Drejtesi. Demokratët këmbëngulin se disa prej neneve fusin në ngërç proçesin e rivlerësimit pasi bazohen në thyerje të kushtetutës dhe përpjekje për kapje nga ana e qeverisë të procesit të kontrollit. Për opozitën Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive dhe departamenti i infomacionit të klasifikuar janë nën mbikqyerjen dhe kontrollin financiar të qeverisë. Sipas draftit gjyqtarët dhe prokurorët plotësojnë deklaratën e pasurisë dhe kontrollohen nga ILDKP. Ndërkohë për Partinë Demokratike thotë se ata duhet të deklarojnë të ardhurat pranë komisionit të pavarur të kualifikimit, i cili i kërkon vetëm ndihmë administrative ILDKP-së. Ndërsa në rastin e kontrollit të figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, opozita ia le detyrën komisionit të pavarur të kualifikimit dhe jo departamentit të infomacionit të klasifikuar siç është në draft.