KRYEFAQJA » LAJME » PD: Arratiset turku në Rinas
PD propozon: Ndërkombëtarët vëzhgues, por jo pjesmarrës

PD: Arratiset turku në Rinas

Partia Demokratike denoncoi pasditen e kësaj të hënë një ngjarje që sipas saj  ka ndodhur në  aeroportin e Rinasit ku është arratisur një nënshtetas turk, të cilit i ishte ndaluar hyrja në Shqipëri. Ndërsa citon se për ngjarjen ka burimet e sajë pranë aeroprtit, PD thotë se personi megjithëse mbahej nën vëzhgim në zonën e tranzitit ka hyrë në territorin shqiptar, madje ka dorëzuar edhe pasaportën, dhe është larguar më pas nga kabina e kontrollit kufitar, aty ku duhej të ndalohej. Për këtë ngjarje demokratët i bëjnë thirrje policisë të bëjë transparencë ndërsa akuzon se kjo ndodh pasi drejtues i policisë atje vazhdon të jetë i afërm i ministrrit të Brendshëm dhe Kryeministrit.