KRYEFAQJA » LAJME » PD çon “Vettingut” në Gjykatën Kushtetuese

PD çon “Vettingut” në Gjykatën Kushtetuese

Partia Demokratike e opozitës depozitoi të mërkurën në mesditë në Gjykatën Kushtetuese ankesën për ligjin e “Vettingut” në Gjykatën Kushtetuese. Përfaqësuesi i PD-së në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi, deputeti Oerd Bylykbashi tha se në thelb kundërshtimi i ligjit nga PD vjen pasi vlerësimi dhe gjykimi i gjyqtarëve e dhe prokurorëve nuk bëhet më nga organet e reja të ngritura, por nga anëtarët e lartë të PS-së në pushtet. “Në thyerje të plotë të Kushtetues, konsensusit që ngriti këto organe të ngritura nga me mbështetjen e Nuland dhe Hanhn me ligjin e “Vettingut” ai kërkon që kontrollin e gjyqtarëve, “Vettingun” ta bëjnë anëtarët e lartë të PS-së, Albert Hyseni, Arben Seferi. Pra, me levat dhe instrumentet e tij Rama do të jetë ai që vendos kush gjyqtar apo prokuror të iki” tha zoti Bylykbashi para gazetarëve. “Ky është krim kushtetues, 100 përqind në kundërshtim me standardet e Venecias. PD dha konsensus që korrupsioni të luftohet por nuk mund të mbështesim shkeljet që bëri kjo mazhorancë me ligjin e Vettingut” shtoi më tej Përfaqësuesi i PD-së në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi, deputeti Oerd Bylykbashi. Ligji për “Vettingun” i cili hyri në fuqi pak kohë më parë, do të kontrollojë pasuritë dhe figurën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, konsiderohet si ligji kryesor i Reformës në Drejtësi.