KRYEFAQJA » LAJME » PD dhe Ministria e Shëndetësisë replikojnë për mungesën e barnave

PD dhe Ministria e Shëndetësisë replikojnë për mungesën e barnave

Deputetja e PD Albana Vokshi akuzoi ministrin e shëndetësisë se për arsye klienteliste ka sjelle mungesën e një medikamenti të nevojshëm për kurimin e leuçemisë. Deputetja demokrate tha se ky medikament merret tani  114 euro më shtrenjtë se më parë.  

Por kjo deklaratë e zonjës Vokshi është përgënjeshtruar në portalin qeveritar Transparenca.al. Në të bëhet e ditur se Ministria e shëndetësisë nuk ka bllokuar asnjë ditë barin në fjalë. Sipas portalit pas datës 30 qershor 2014-të, ku ka përfunduar afati 5 vjeçar i regjistrimit të barit, kompania “Reis farma” vazhdoi ta furnizoje si bar të paregjistruar, por duke marrë leje importi për të tilla raste nga Ministria e shëndetësisë, ndërsa me 1 maj 2015-të, edhe pse ky bar nuk ishte i registruar nisur nga rëndësia e tij për mjekimin e pacientëve, Komisioni Teknik i hartimit të Listës së Barnave të Rimbursueshme propozoi që bari të ishte pjesë e listës . Fondi lidhi kontratë me shpërndarësin “ për furnizimin e tregut, dhe në zbatim të kontratës, Ministria e Shëndetësisë ka dhënë leje importi për bar të paregjistruar. Që më 20 maj 2015, Agjencia e Barnave regjistroi këtë medikament , dhe në listën e barnave të rimbursueshme 2016-të , hyrë në fuqi më 1 qershor 2016, bari tregtohet nga “Rejsi Farma” si shpërndarës farmaceutik i autorizuar nga kompania prodhuese.