KRYEFAQJA » LAJME » PD drejt konsensusit për miratimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit
PD drejt konsensusit për miratimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit

PD drejt konsensusit për miratimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit

PD e opozitës duket se i ka dhënë fund dyshimit dhe ka vendosur të mbështesi projektligjin e qeverisë për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Pas një deklarimi me pikëpyetje mesditën e së mërkurës në mbledhjen e grupit parlamentar, kreu i partisë Lulzim Basha deklaroi pasditen e kësaj dite nëpërmjet një statusi në Fejsbuk gadishmërinë për të votuar ligjin. Por zoti Basha u shpreh gjithashtu se PD do të vazhdojë luftën e saj opozitare. “Votojmë që nesër draftin e dakordësuar sipas Venecias për Byrone e Hetimit ! Por harroje se opozita punon për sarajet e Surrelit” shkruan zoti Basha. Deklarata e tij duket edhe si përgjigje ndaj një deklarate të kryeministrit Edi Rama po në Fejsbuk. “Byronë! Dikush duhet t’ia freskojë kujtesën publikut lidhur me ç’u deklarua deri dje për Byronë e Hetimit! Gënjeshtarë si këta s’bën më dot nëna jo!” shkruan zoti Rama. Një javë më parë PD dhe personalisht zoti Basha këmbëngulën në miratimin e ligjit për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit në mënyrë të përshpejtuar. Zhvillimet e fundit rreth projektit për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, shihen edhe në konteksin e vizitës më 14 shkurt të sekretarit amerikan të shtetit në Tiranë. SHBA kanë qenë frymëzueset dhe mbështetësit kryesorë të projektit.