KRYEFAQJA » LAJME » PD: Duam spjegime për “Arenën Kombëtare”
PD: Duam spjegime për "Arenën Kombëtare"

PD: Duam spjegime për “Arenën Kombëtare”

Përplasja midis qeverisë dhe opozitës lidhur me ndërtimin e “Arenës Kombëtare” në Tiranë vazhdon. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka, u ka drejtuar të mërkurën një letër kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të FSHF Armando Duka, ku kërkon sipas tij transparencë mbi projektin e stadiumit të ri. Zoti Paloka kërkon kopje të dokumentacionit të plotë zyrtar sic eshte Projekti i miratuar nga KKT,Kontrata e partneritetit publik-privat,Procedurat e ndjekura për përzgjedhjen e firmës fituese etj. Partia Demokratike  e ka denoncuar kete rast si afere korruptive, si një projekt që ka prioritet klientelën, qendrën tregtare, hapësirat e biznesit, dhe jo sportin e qytetarët. PD vlerëson se sipas planit të kryeministrit Edi Rama, hapësirat për sportdashësit zvogëlohen, ndërsa zgjerohen hapësirat fitimprurëse të klientit. Kryeministri Rama nga ana e tij e ka vlerësuar maksimalisht projektin dhe është treguar i vendosur për zbatimin e tij.