KRYEFAQJA » LAJME » PD e opozitës po harton një program të ri
PD propozon: Ndërkombëtarët vëzhgues, por jo pjesmarrës

PD e opozitës po harton një program të ri

Partia Demokratike në opozitë, është duke u konsultuar me ekspertë, për një program zhvillimor të vendit. Opozita po kundërshton mënyrën se si qeveria Rama po qeveris vendin dhe e akuzon se i ka zhytur shqipatrët në varfëri. Në muajin shkurt projektet e përgatitura prej 22 departamenteve të saj, do të kalojnë për diskutim të hapur publik, me qëllim reflektimin e ideve të reja . Programi zhvillimor i vendit që do të jetë edhe oferta e re e demokrateve për qytetaret, do të jetë gati në muajin Mars. Sipas organizatorëve programi do të synojë uljen e taksave, krijimi i vendeve të reja të punës, zhvillimin e insfrastrukturës, bujqësisë etj. Projekti parashikon që emërimet e nëpunësve të kryen sipas ligjit dhe standarteve evropiane, sikundër synohet ngritja e komunikimit dixhital me publikun dhe mes vetë institucioneve.
Prej kohësh PD dhe opozita kanë deklaruar se po synojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në vend. Por kur kanë mbetur edhe një vit nga përfundimi i mandatit të qeverisë Rama, ende nuk është e qartë se kur synojnë demokratët dhe opozita të shkojnë zgjedhje. Qeveria nga ana e saj ka hedhur poshtë mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. Kryeministri Edi Rama ka thënë se vendi është duke ecur në rrugën e duhur dhe se është opozita e cila ka probleme.