KRYEFAQJA » LAJME » PD kallëzon penalisht Veliajn
PD kallëzon penalisht Veliajn

PD kallëzon penalisht Veliajn

Këshilltarët e Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës kallëzojnë penalisht kryebashkiakun Erjon Veliaj. Për Partinë Demokratike kryebashkiaku ka kryer 7 vepra penale si pasojë e të cilave në Landfillin e Sharrës humbi jetën një muaj më parë, 17 vjeçari Ardit Gjoklaj. Partia Demokratike e akuzon kryebashkiakun për ”Shpërdorim detyre”, “Shpërdorim të kompetencave”, për “Punësim të paligjshëm”, për “Mosmarrje të masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, për “Shpërdorim të kontributeve të dhëna nga shteti”, për “Përfitim të paligjshëm të interesave” dhe për “Shkelje të Barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande”. Kallëzimi i këshilltarëve të opozitës është dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës.