KRYEFAQJA » LAJME » KQZ, PD kërkon shtyrjen e votimit për ndarjen e mandateve të deputetëve

KQZ, PD kërkon shtyrjen e votimit për ndarjen e mandateve të deputetëve

Partia Demokratike, në Komisionin Qëndror Zgjedhor, kërkoi shtyrjen e votimit të ndarjes së mandateve të deputeteve për zonat e reja zgjedhore, me argumentin se duhej më shumë kohë për të studiuar informacionin e sjellë nga drejtoria e përgjithshme e gjëndjes civile në lidhje me lëvizjet demografike. Mbledhja që do të zhvillohet ditën e shtunë rreth orës 9 të mëngjesit, i paraprin pëçvcse mbledhjes së sotme, edhe asaj të së martës së shkuar ku opozita kërkoi informacion më të saktë dhe, ballafaqim të shifrave për lëvizjen demografike, duke pretenduar se të dhënat e ofruara nga gjendja civile janë të manipuluara. Komisioni Qëndror do të presë të dhëna të sakta për lëvizjet demografike para se të marrë një vendim për ndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore për vitin 2017.