KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » PD: Konçesion klientelist!: MTI: Gjithçka transparente!
PD: Konçesion klientelist!: MTI: Gjithçka transparente!

PD: Konçesion klientelist!: MTI: Gjithçka transparente!

Dhënia me konçesion e degëzimit hekurudhor Ballsh-Fier -Vlorë, ka provokuar polemika të tjera mes opozitës së djathtë dhe Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës.
Opozita me anë të deputetes së PD Liljana Elmazi akuzoi drejtëpërdrejtë kryeministrin Edi Rama se ka vendosur t’i japë mikut dhe donatorit të tij, djalit të Valentina Leskajt, nënkryetares aktuale të parlamentit, një ekskluzivitet qeveritar. “Me filozonë pa tender, me fitues të paracaktuar, që janë gjithnjë miqtë e Edi Ramës po jepen çdo ditë ekskluzivitete për dekada të tëra. Çdo ditë, pas çdo tenderi, pas çdo koncesioni, pas çdo pasurie kombëtare po shfaqet një mik i Edi Ramës, që ndan fitimet më të” tha deputetja e PD-së. Sipas saj, “ky koncesion është bërë pa transparencë, pa garë, pa asnjë njoftim”.
Por Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka reaguar reagoi me anë të një njoftimi për shtyp. Sipas tij proçedura konkuruese për konçesionin për rehabilitimin e segmentit hekurudhor Ballsh-Fier-Vlorë, ka qenë e hapur dhe konform kuadrit ligjor. Agjencia e Prokurimit Publik ka bërë botimin për ftesën për ofertë në datën 8 qershor deri në datë 30 korrik 2015, rreth 50 ditë, ndërsa fituese u shpall oferta e vetme, që erdhi nga bashkimi i kompanive “ALB STAR” shpk dhe “Matrix Construction” shpk. “Nga studime të shumta, infrastruktura hekurudhore në tërësi dhe ajo e këtij segmenti në veçanti, paraqitet tejet e amortizuar dhe kërkon ndërhyrje. Për këtë arsye, MTI, nëpërmjet një politike të hapur zhvillimore për infrastrukturën e transportin në Shqipëri, inkurajon biznese, vendas apo të huaj, të ndërmarrin iniciativa të partneritetit publik-privat për realizimin e projekteve infrastrukturore, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarët” bën të ditur njoftimi i MTI.