KRYEFAQJA » LAJME » PD me deklaratë zyrtare për fshejen e kërkesës së Interpol Venezuelas
fatmir xhafaj, interpol venezuela, vellai, pd

PD me deklaratë zyrtare për fshejen e kërkesës së Interpol Venezuelas

Pasi ish Kryeministri Sali Berisha deklaroi në Facebook një ditë më parë se Kryeministri Rama ka fshehur kërkesën e interpol Venezuela për arrestimin dhe ekstradimin e vëllait të Fatmir Xhafës si trafikant droge në Itali, Partia Demokratike doli sot me qendrim zyrtare për këtë çështje. Në ndryshim nga rastet e tjera të denoncimeve, sot opozita u mjaftua vetëm me një deklaratë të shpërndarë për mediat. Sipas selisë blu lidhjet kriminale të vëllait të Fatmir Xhafës caktuar nga Kryeministri në krye të Komisionit të reformës në drejtësi nxjerrin në pah këmbënguljen në skemën për kapjen e Prokuroreve dhe gjykatesve . PD thekson se “ Nëse do të funksiononte skema Xhafaj-Rama, me kunatin Berberi e Vasalin Dvorani, e të tjerë toga kamikaze, dosja e drogës do pastrohej, e kaluara do fshihej, trafikanti ndërkombëtar që e ka vëllain kryetar të Reformës në Drejtësi do të shpëtonte”. Partia demokratike shpreh shqetësimin për mungesen e reagimit të Xhafës apo Kryeministrit , ndërsa i cilëson të dështuara përpjekjet për të fshehur kërkesën e ekstradimit, ashtu sikundër ndodhi me kërkesën e interpol Belgjikes për ish deputetin Frroku.