KRYEFAQJA » LAJME » PD me sytë nga të rinjtë
PD me sytë nga të rinjtë

PD me sytë nga të rinjtë

Në Shqipëri partitë politike po i hedhin gjithnjë e më shumë sytë nga të rinjtë. Partia Demokratike, më e madhja e opozitës, synon që 35 përqind e listës së kandidatëve për deputet në Kuvendin e Shqipërisë në zgjedhjet e ardshme, të vijnë nga Forumi Rinor. Nismën e ka bërë të ditur kreu i kësaj partie Lulzim Basha gjatë një takimi në SHBA me përfaqësuesit e Instituti Republikan Amerikan. “Anija jonë drejtohet nga perëndimi. Standardet tona janë si standardet e këtyre vendeve të mëdha demokratike dhe për këtë u premtoj një betejë të fortë deri në fitoren e saj. Duhet të jetë një betejë e përbashkët dhe kjo kërkon sjelljen e gjakun të ri për të investuar për të ardhme” tha zoti Basha. Ai tha se 35 përqind e kandidatëve nga Forumi Rinor, do të thotë që 39 kandidatë për anëtarë parlamenti nga Partia Demokratike e Shqipërisë në zgjedhjet e ardhshme do t’i përkasin një brezi vajzash e djemsh më të rinj se 35 vjeç. Sipas kreut demokrat kandidatët do të zgjidhen sipas stilit demokratik amerikan të primareve.
Në këtë nismë, PD dhe zoti Basha kanë gjetur mbështetjen e Institutit Republikan Amerikan. Kreu i tij Mark Green tha se “Në Shqipëri ka ardhur koha për një demokraci të re. Kemi besim tek lidershipi juaj dhe nen lidershipin tuaj, zoti Basha gjërat do të ndryshojnë në Shqipëri”.