KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » PD : “Ndryshimet e Ramës janë thjesht një makijazh, po vjedhja dhe hajdutëria në tatime e dogana nuk ndryshon”
PD : "Ndryshimet e Ramës janë thjesht një makijazh, po vjedhja dhe hajdutëria në tatime e dogana nuk ndryshon"

PD : “Ndryshimet e Ramës janë thjesht një makijazh, po vjedhja dhe hajdutëria në tatime e dogana nuk ndryshon”

Partia Demokratike e opozitës, i ka cilësuar ndryshimet e fundit të kryeministrit Rama në tatime dhe dogana si një formalitet. Sipas saj kjo nuk ndryshon gjendjen në të cilën janë të zhytura këto institucione dhe gropën e madhe që kanë krijuar në ekonomi. “Edi Rama vendosi të ndërrojë bletët e tij punëtore në Tatime e Dogana, po këto institucione në këto tre vite mbeten dhe do vijojnë të jenë koshere të evazionit, korrupsionit dhe militantizmit partiak, të punësimit me listë sipas influencës së deputetëve dhe ministrave” vlerësohet në një deklaratë  të PD të opozitës. Sipas kësaj partie, pavarësisht ndryshimit të emrave “tatimet e doganat janë në dispozicion të klaneve të pushtetit dhe zgjedhjeve që po vijnë”. PD vlerëson se “Vetëm për Gushtin rreth 35 milion dollarë i munguan arkës së shtetit, duke qënë gropa më e madhe e bërë në një muaj të vetem në vitet e fundit”. “35 milionë dollarë të vjedhura, që nuk shkojnë për rrugë, shkolla, ndihmë ekonomike, por përfundojnë në xhepat e qeveritarëve dhe klientëve të tyre” shton deklarata e PD për ndryshimet e krerëve të tatimeve dhe doganave. Sipas opozitës “Ndryshimet e Ramës janë thjesht një makijazh, po vjedhja dhe hajdutëria në tatime e dogana nuk ndryshon”.