KRYEFAQJA » LAJME » PD padit Beqjen: Check-Up-i korrupsion 16 milionë euro

PD padit Beqjen: Check-Up-i korrupsion 16 milionë euro

Partia Demokratike dorëzoi të martën në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal ndaj ministrit të shëndetësisë Ilir Beqja, në lidhje me atë që kjo parti e quan afera e korrupsionit e Check-Up-it. Akuza u dorëzua nga deputetet Albana Vokshi dhe Arbiola Halimi. Duke folur para mediave zonja Vokshi tha se kallzimi lidhet me një sërë shkeljesh, të procedurave, të ligjeve, që në këndvështrimin e opozitës, përbëjnë vepër penale nga ana e Ministrit.”Eshtë një konçension i Check-up-it, i kontrollit të detyrueshëm nga mosha 40 deri në 65 vjeç, që u zgjerua vetëm para disa javësh, nga 35 deri në 70 vjeç, të cilin Partia Demokratike e ka denoncuar për shkak të abuzimeve të njëpasnjëshme dhe të klientelizmit” tha zonja Vokshi. Sipas saj “… konçensioni nuk ka marrë për bazë interesin e publikut, por përkundrazi, në kurriz të interesit të publikut ka favorizuar klientelën e Edi Ramës dhe Ilir Beqës”. Deputetja e PD tha se “Vetëm me hartimin, përzgjedhjen e kritereve, përzgjedhjen e konccensionarit fitues, dhe me publikimin e tij, ne e gjykojmë që i është bërë dëm buxhetit të shtetit, mbi 16 milionë Euro”. “Partia Demokratike, është e vendosur të mbrojë interesin e publikut, të mbrojë financat publike, dhe kemi besim tek drejtësia që do të veprojë në këtë rast, me një ndër aferat më korruptive të kësaj qeverie” tha zonja Vokshi.