KRYEFAQJA » LAJME » PD paralajmëron fakte për implikimin e ministrit të brendshëm në vjedhjen e Rinasit
PD paralajmëron fakte për implikimin e ministrit të brendshëm në vjedhjen e Rinasit

PD paralajmëron fakte për implikimin e ministrit të brendshëm në vjedhjen e Rinasit

Partia Demokratike e opozitës paralajmëroi se do të publikojë të hënën fakte sipas të cilave në vjedhjen e Rinasit më 30 qershor të këtij viti, janë implikuar njërëzit e ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. “Partia Demokratike do të publikojë nesër fakte dhe të dhëna që vërtetojnë katërcipërisht bashkëpunimin e njerezve të Saimir Tahirit në polici, në këtë grabitje e sulm të armatosur në Rinas” tha deputeti demokrat Alban Zeneli, anëtar i Komisionit të Sigurisë, në një dalje për mediat të dielën në mesditë. Sipas tij ato janë “Prova që dëshmojnë dhe një herë, inkrimimin tronditës që ka ndodhur në policinë e shtetit me Ramës e Tahirin në këto 3 vite”. “Nesër, prova e fakte, foto dhe filmime për përfshirjen e njerëzve të Tahirit në graditjen më të rëndë të këtyre viteve në Shqipëri” tha zoti Zeneli. Për opozitën “Sot që kanë kaluar 18 ditë nga sulmi me armë në pistën e avionëve në territorin më strategjik të vendit, ende askush nuk ka mbajtur përgjegjësi, dhe Rama e Tahiri po luajnë çdo gur që kanë në dorë për të dalë të larë nga kjo histori”. Më 30 qershor persona ende të paidentikuar kanë hyrë forcërisht në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe kanë vjedhur rreth 1 milionë euro. Opozita ka këmbëngulur se vjedhja është më e madhe, ndërsa autoritetet po hetojnë. Ngjarja u konsiderua mjaftë e rëndë, madje si cënim i sigurisë kombëtare.